Sport

Coutinho dhe Umtiti në shitje

Philippe Coutinho dhe Samuel Umtiti do të largohen gjatë kësaj vere nga Barcelona.

Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, drejtuesit e klubit spanjoll u kanë bërë me dije lojtarëve se nuk llogaritin në shërbimet e tyre.

Për Coutinho interesim të vazhdueshëm ka shprehur Evertoni dhe Arsenali.

Barcelona për ta liruar mesfushorin brazilian po kërkon rreth 50 milionë euro.

Ndërsa interesim për mbrojtësin francez, Umtiti kanë shprehur Arsenali dhe Roma.

Për mbrojtësin francez katalunasit po kërkojnë rreth 20 milionë euro dëmshpërblim.