Jan Oblak ka marrë dy oferta për t’u larguar në këtë verë nga Atletico Madridi.
Sipas mediave spanjolle, portieri slloven ka vendosur të largohet nga madrilenët, pas përfundimit të këtij sezoni.
Mirëpo, skuadra spanjolle për ta liruar Oblakun po kërkon rreth 100 milionë euro.
Interesim për Oblakun kanë shprehur Manchester Unitedi dhe Chelsea.
Oblaku ka kontratë me Atletico Madridin deri në vitin 2023.