Jordan Poole shënoi pikë 21.4 sekonda para fundit dhe arriti që t’i realizojë gjuajtjet e lira më pak se një sekondë para fundit.
Ai e përfundoi duelin me plot 38 pikë, më së shumti në karrierën e tij. Pësoi dëmtim në çerekun e tretë në nyjën e këmbës, megjithatë nuk u ndal.
Në fund të ndeshjes, Golden State Warriors fitoi përballë New Orleans Pelicans me rezultatin 125:122.
Stephen Curry dhe disa nga yjet tjera të ekipit nuk luajtën shkaku i lëndimeve.
Nickeil Alexander-Walker realizoi 30 pikë në total dhe e kaloi në avantazh New Orleansin 25.9 sekonda para fundit, por skuadra e tij nuk e ruajti epërsinë deri në fund.