Sport

Tifozët e mirëpresin lajmin për të shkuar në finalen e Ligës së Kampionëve

Tifozët e Manchester Cityt dhe Chelseat do të mund të udhëtojnë lirshëm në finalen e Ligës së Kampionëve në Porto më vonë gjatë këtij muaji.

Tashmë është konfirmuar se Portugalia do t’i lejojë vizitorët nga Mbretëria e Bashkuar që nga dita e hënë.

Kevin Parker, sekretari i përgjithshëm i tifozëve zyrtar të Manchester Cityt, e ka mirëpritur këtë lajm.

“Pavarësisht të gjitha këtyre problemeve që i kemi pasur në ditët e fundit, mund të themi se jemi me fat që e kemi mundësinë të shkojmë dhe të shohim një ndeshje futbolli. Do të jetë finalja e Ligës së Kampionëve dhe ne do ta shohim atë në një shtet të bukur”, ka thënë ai.