Sport

Reali interesohet për Ndombelen

 

Real Madridi ka shprehur interesim për mesfushorin e Tottenhamit, francezin Tanguy Ndombele, ka raportuar të premten “Football Insider”. Bëhet e ditur se Reali po insiston në transferimin e tij në fund të këtij edicioni pasi mesfushori është i gatshëm të largohet nga Angli. Për kartonin e tij, madrilenët janë të gatshëm të ofrojnë rreth 50 milionë euro dëmshpërblim.

Ndombele po shihet si përforcim i duhur për mesfushën në sezonin e ardhshëm dhe te Reali po besojmë se mund të arrijnë marrëveshje me Tottenhamin para fillimit të “Euro 2020”. Ndombele 24-vjeçar iu bashkua Tottenhamit para dy vjetësh nga Lyoni dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Këtë edicion, Ndombele ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar katër herë në 44 ndeshje në të gjitha garat.