Vetëm tetë minuta lojë i janë dashur futbollistit kosovar Albion Vrenezi për të shënuar gol me skuadrën e Regensburgut.
Por goli i tij nuk ia shmangu humbjen në udhëtim Regensburgut, që u mposht nga Holstein Kieli me rezultatin 3:2. Ishte ndeshje e mbetur e xhiros së 28-të në Bundesliga 2, që është rangu i dytë i futbollit gjerman.
Vrenezi u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të, ndërsa golit iu gëzua në minutën e 75-të.
Vrenezi luan si futbollist i krahut dhe është 27-vjeçar. Në 25 ndeshje të Bundesliga 2, ka shënuar pesë gola, ndërsa ka edhe katër asistime.
Regensburgu është në pozitën e 14-të me 35 pikë dhe nuk është komod në renditje pasi rrezikon rënien.