Sport

Tottenhami refuzon ofertat për Dierin

Descriptive Text

Drejtuesit e Tottenhamit kanë refuzuar të gjitha ofertat për qendërmbrojtësin Eric Dier, të fundit nga Roma që për kartonin e tij ka ofruar 20 milionë euro, kanë njoftuar mediumet britanike të enjten.

Bëhet e ditur se te Tottenhami e konsiderojnë Dierin si një lojtar të rëndësishëm edhe për sezonin e ardhshëm dhe po mendojnë t’ia rinovojnë kontratën deri në vitin 2025.

27-vjeçari ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2024. Dier këtë edicion ka 37 ndeshje në të gjitha garat kurse te Tottenhami u transferua në vitin 2014 nga Sportingu për pesë milionë euro.

Ai gjithashtu ka edhe 45 paraqitje dhe tri gola të shënuar me Përfaqësuesen e Anglisë.