Finalja e Ligës së Kampionëve, e planifikuar të luhet më 29 maj në Stamboll, edhe zyrtarisht është zhvendosur në Portugali.
Chelsea dhe Manchester City do të udhëtojnë drejt Portos për ta zhvilluar finalen e këtij sezoni të Championsit, më saktësisht në ''Estadio do Dragao''.
UEFA e konfirmoi një gjë të tillë para pak minutave.
UEFA ishte në bisedime me qeverinë britanike që finalja të luhej në Angli, por kjo e fundit kërkoi karantinë për 2.000 pjesmarrësit e finales, përfshirë stafin e UEFA-së, transmetuesin dhe sponsorët.
Finalja e sivjetme e Ligës së Kampionëve ishte planifikuar të luhej në Stamboll, por për shkak të COVID-19, u detyrua të zhvendosej në një lokacion tjetër. Finalja në Portugali do të luhet në prani të 12 mijë spektatorëve, nga 6 mijë për klub.
Kjo është hera e dytë që finalja e Ligës së Kampionëve zhvendoset nga Stambolli në Portugali, pasi njëjtë kishte ndodhur edhe vitin e kaluar në takimin mes Bayern dhe PSG.