Sport

Mkhitaryan mund të largohet nga Roma

Mesfushori armen Henrikh Mkhytarin ka gjasa të mëdha të largohet nga skuadra e Romës pas përfundimit të sezonit aktual.

Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se Mkhitaryan ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon muajin e ardhshëm.

Te Roma po e shohin 32-vjeçarin si lojtar të rëndësishëm dhe po mundohen ta bindin për të mbetur në ekip të paktën edhe dy vjet.

Mkhitaryan këtë edicion ka treguar formë të mirë te Roma pasi ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 13 asistime në 43 ndeshje në të gjitha garat.

Ai është pjesë e Romës prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Arsenali kurse ka bërë karrierë edhe te Arsenali, Manchester Unitedi, Borussia Dortmundi, Shakhtar Donetsku e Metalurgu.