Sport

Atletet amerikane ndërpresin stërvitjet në Japoni

Descriptive Text

Atletet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e kanë anuluar kampin stërvitor para-Olimpik në Japoni për shkak të shqetësimeve me pandeminë e koronavirusit.

Qyteti nikoqir, Tokio, është nën masa emergjente, 10 javë para nisjes së Lojërave më 23 korrik.

Sportistet amerikane është dashur të stërviten afër Chibas dhe qeveria lokale ka thënë se shqetësimet dhe siguria e atletëve ka çuar drejt anulimit të ndeshjes.

Ekipi i SHBA-së ende nuk ka dhënë ndonjë koment.

Ky lajm vjen një ditë pasi tenistja japoneze, Naomi Osaka, ka thënë se nuk ka qenë e sigurt se a është dashur që Lojërat Olimpike të mbahen këtë verë apo jo.

Në Japoni, vetëm 2.6% e popullsisë është vaksinuar.

Shtetet e Bashkuara i fituan 13-të medalje të arta në atletikë në Lojërat Olimpike 2016-të.