Sport

Giroudi drejt Lazios

 

Sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A. Mediumet italiane kanë raportuar të martën se në garë për transferimin e Giroudit është futur edhe skuadra e Lazios. Mësohet se Lazio tashmë e ka kontaktuar Giroudin, të cilit i ka ofruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Giroud 34-vjeçar do të largohet nga Chelsea në fund të këtij edicioni kur i skadon kontrata dhe te Lazio po shihet si përforcim ideal për sulmin në sezonin e ardhshëm. Francezi këtë sezon ka shënuar 11 gola në 28 ndeshje për Chelsean kurse karrierë në Premier League ka bërë edhe te Arsenali. Krahas Lazios, në garë për Giroudin që do të jetë në verë futbollist i lirë, interesim kanë shprehur edhe Interi e Juventusi.