Sport

Coman refuzon rinovimin e kontratës

Sulmuesi i krahut, francezi Kingsley Coman ka refuzuar rinovimin e kontratës me Bayern Munichun. Mediumet gjermane kanë raportuar të martën se Coman po kërkon dyfishim të pagës për të vazhduar kontratën aktuale që i skadon në vitin 2023.

Mësohet se Coman ka refuzuar një pagë vjetore prej 12 milionë eurosh që ia ka ofruar Bayernin pasi po kërkon të paktën 17 milionë euro për ta rinovuar kontratën deri në vitin 2025. 24-vjeçari po insiston në kërkesën e tij për pagën, në të kundërtën ka paralajmëruar largimin nga skuadra bavareze.

Coman është pjesë e Bayernit prej vitit 2015 kurse këtë sezon ka realizuar shtatë gola dhe ka bërë 13 asistime në 37 ndeshje në të gjitha garat.