Sport

Fitorja e Milanit ndaj Juves mund ta ndryshojë të ardhmen e Donnarummës

 

E ardhmja e Gianluigi Donnarummas mbetet në ajër, por fitorja e Milanit ndaj Juventusit mund të përcaktojë qëndrimin e portierit në klubin kuqezi.

Kontrata e 22-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe Juventusi thuhet se është i interesuar ta marrë si lojtar të lirë. Megjithatë, portieri Donnarumma dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasi ai kurrë nuk ka luajtur në garën elitare të Evropës deri më tani në karrierën e tij.