Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeqiri rezervist në humbjen e Brightonit

Andi Zeqiri ka qenë rezervist në humbjen që Brightoni e ka pësuar sot në udhëtim ndaj Wolverhamptonit me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së 35-të të Premier Leagues së Anglisë.

Zeqiri u aktivizua në minutën e 78-të, por nuk arriti të gjente golin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Brightoni fillimisht kaloi në epërsi me anë të Le]is Dunkut në minutën e 13-të, por Wolverhamptoni përmbysi çdo gjë në pjesën e dytë.

Adama Traore (76’) dhe Morgan Gibbs-White (90’) shënuan për Wolverhamptonin. Brightonit iu përjashtuan dy lojtarë me karton të kuq. Dunk u ndëshkua në minutën e 53-të, ndërsa Neal Maupay në minutën e 97-të.

Pas 35 xhirove Brightoni zë vendin e 15-të me 37 pikë, ndërsa Wolverhamptoni është i 12-i me 45 pikë.