Sport

Rrahmani titullar në fitoren e thellë të Napolit

Napoli ka shënuar fitore të thellë në udhëtim të shtunën ndaj Spezias me rezultatin 4:1.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë te Napoli u paraqit Amir Rrahmani ndërsa Elseid Hysaj, luajti për 69 minuta. Te Spezia u aktivizua Ardian Ismajli.

Në minutë ne 15-t mysafirët kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Piotr Zielinski për 1:0.

Vetëm tetë minuta më vonë Victor Osimhen dyfishoi epërsinë.

Në minutat shtesë të pjesës së parë Osimhen ngriti epërsinë në 3:0.

Vendasit arritën të ngushtonin rezultatin në 3:1 me golin e shënuar nga Roberto Piccoli në minutën e 64-t.

Deri në fund Napoli shënoi edhe një herë kësaj radhe me Hirving Lozano për rezultatin 4:1.

Napoli ngjitet në vendin e dytë me 70 pikë, kurse Spezia vazhdon të luftojë për mbijetesë, ku në vendin e 16-të tubon 34 pikë.