Sport

Wijnaldum mund të transferohet te Bayerni

Mesfushori i Holandës, Georginio Wijnaldum mund t’i bashkohet skuadrës së Bayern Munichut pas përfundimit të këtij edicioni.

E një transferim të tillë nuk e ka përjashtuar as agjenti i Wijnaldumit, Humpry Nijman, në një intervistë të premten për “Sport1”.

Wijnaldum është pjesë e Liverpoolit por do të largohet nga ekipi anglez këtë verë pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon muajin e ardhshëm.

“Wijnaldumi është lojtar i lirë dhe po i mbanë të gjitha opsionet e hapura. Bayerni është një ekip i madh, kështu që nuk përjashtohet asnjë mundësi për të. Megjithatë, do ta presim fundin e sezonit përpara se të marrim një vendim”, është shprehur Nijman.

Wijnaldum, 30-vjeçar, këtë sezon ka shënuar tri gola në 46 ndeshje për Liverpoolin, ekip të cilit iu bashku në vitin 2016 nga Newcastle.