Sport

Florenzi i lumtur te PSG-ja

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Alessandro Florenzi, ka pranuar se ndihet shumë i lumtur te Paris Saint-Germaini por nuk e di nëse ekipi francez do ta shfrytëzoj të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit.

Në një intervistë për mediumet italiane, Florenzi ka thënë se dëshiron të mbetet pjesë e Parisit.

Ai u huazua te ekipi francez para fillimit të këtij edicioni nga Roma për një vit dhe PSG-ja ka të drejtën e blerjes së tij për dhjetë milionë euro këtë verë.

“PSG-ja është përvoja që e kam kërkuar. Jam i fokusuar në këtë ekip dhe shumë i lumtur. Shpresoj të mbetem gjatë këtu por nuk varet nga unë”, ka thënë Florenzi, i cili ka dy gola e një asistim në 33 ndeshje.