Qendërmbrojtësi senegalez Kalidou Koulibaly përfundimisht do të largohet nga skuadra e Napolit gjatë kësaj vere. Madje, me largimin e tij janë pajtuar edhe drejtuesit e klubit italian, të cilët tashmë i kanë caktuar çmimin e lirimit.
“Gazzetta dello Sport” ka raportuar të premten se Napoli po kërkon 60 milionë euro për Koulibalyn, i cili ka kontratë deri në vitin 2023.
Koulibaly, 29-vjeçar, këtë edicion ka 37 paraqitje në të gjitha garat dhe një gol të shënuar.
Ai është pjesë e Napolit prej vitit 2014 kur iu bashkua nga Genku.
Mësohet se interesim për të tashmë kanë shprehur Barcelona e Manchester Unitedi.