Manchester Unitedi fitoi në duelin e parë thellë ndaj Romës 6:2, ndërsa edhe në duelin kthyes në “Olimpico”, është duke udhëhequr 1:0.
Manchester Unitedi është thuajse në finale të Ligës së Evropës për këtë edicion.
Golin e vetëm në pjesën e parë e realizoi sulmuesi uruguaian Edinson Cavani në minutën e 39-të, me asistimin e Fredit.
Në ndeshjen tjetër kthyese të gjysmëfinales, Arsenali është duke barazuar pa gola me Villarrealin në “Emirates stadium”.
Dueli i parë i zhvilluar në Spanjë përfundoi 2:1, dhe asgjë ende nuk është e sigurt për “revolveristët”.
Granit Xhaka nuk është duke luajtur për Arsenalin në këtë duel pasi në ngrohje para ndeshjes me shokët e skuadrës, ka pësuar dëmtim në muskul dhe nuk është fare në formacion.
Arsenali është duke e kërkuar finalen e dytë në tri vjet. Finalja e Ligës së Evropës do të zhvillohet më 26 maj, në Gdansk të Poloni.