Sport

De Roon nuk largohet nga Atalanta

 

Mesfushori holandez Marten de Roon nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Atalantas përkundër ofertave tjera. Në një intervistë të enjten për mediumet italiane, De Roon ka deklaruar se është i vendosur të mbetet te Atalanta të paktën deri në vitin 2024 kur edhe i skadon kontrata me ekipin italian. 30-vjeçari e ka stabilizuar veten te Atalanta dhe vlerësohet si lojtar kyç i trajnerit Gian Piero Gasperini.

“Unë jam i lumtur te Atalanta dhe jam shumë i lidhur me qytetin. Jam i vendosur për të mbetur pjesë e klubit të paktën deri në fund të kontratës. Po ndihem mirë dhe dua ta respektoj marrëveshjen”, është shprehur De Roon, i cili këtë edicion ka një gol e dy asistime në 41 ndeshje. De Roon ka edhe 21 paraqitje me Përfaqësuesen e Holandës.