Sport

Januzaj mund të largohet nga Sociedadi vitin e ardhshëm

 

Mesfushori i përfaqësueses së Belgjikës, Adnan Januzaj mund të largohet nga Real Sociedadi si lojtar i lirë në vitin 2022. Januzaj nuk po e vazhdon kontratën me Soeciedadin dhe mund t’i largohet Sociedadit pa përfitim, shkruan “real-socidedad.diariovasco.com”.

“Adnani ka hyrë në fazën finale të kontratës që i skadon pas një viti dhe opsioni i largimit si lojtar i lirë në vitin 2022, nuk përjashtohet”, shkruan sajti i afërt me Sociedadin. Januzaj 26-vjeçar te Sociedadi është që nga vera e vitit 2017, ndërsa këtë edicion në 33 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar tri gola dhe ka asistuar dy herë.