Sport

Prishtina nuk gabon ndaj Besës, fiton dhe mbete lidere

Prishtina nuk ka gabuar në ndeshjen e javës së 33-të të Superligës kundër Besës.

Ekipi nga kryeqyteti e ka mposhtur skuadrën pejane si mysafir me rezultat 3:0, në duelin që u zhvillua në Brestivok të Pejës.

Golat e fitores së 22-të kampionale për skuadrën e trajnerit Zekirija Ramadanit, i shënuan Besnik Krasniqi në minutën e 19-të dhe dy herë realizoi Otto John (66’, 76’). Nigeriani u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe ia doli të shënoi dy herë.

Kjo fitore e mban Prishtinën në vendin e parë, tani me 72 pikë. Derisa Besa është e fundit me 12 sosh.

Besa që iu bëri problem disa skuadrave këtë edicion duke i befasuar, një gjë të tillë nuk mund ta bëjë edhe ndaj Prishtinës, e cila fitojë ndaj pejanëve për herë të katër këtë sezon .

Pejanët pësuan humbjen e 25-të pas 33 ndeshjeve të zhvilluara.

Image