Sport

Pranimi në UEFA hapi dyert e mëdha ndërkombëtare, por futbolli i Kosovës vazhdon të goditet nga brenda

Pranimi në UEFA hapi dyert e mëdha ndërkombëtare, por futbolli i Kosovës vazhdon të goditet nga brenda

Federata e Futbollit e Kosovës i ka kushtuar publicitet pesëvjetorit të pranimit në Konfederatën Evropiane të Futbollit. Më 3 maj të vitit 2016 në Budapest të Hungarisë, Kosova u bë anëtare e UEFA-s e dhjetë ditë më pas edhe e FIFA-s.

Pranimi i FFK-së në UEFA e FIFA, ndonëse e fundit prej federatave sportive të vendit, është përcjellë me zhvillim të hovshëm të futbollit kosovar. Milionat nisën të vinin kryesisht nga UEFA dhe buxheti i FFK-së u shumëfishua për kohë të shkurtër. Përfaqësueset e Kosovës shpejt nisën me gara ndërkombëtare, ndërsa nuk vonoi shumë edhe klubet nisën me paraqitje në Kupa Evropiane. Të hyrat për klube e federatë janë dukshëm më të mëdha se deri në vitin 2016. Të hyrat janë rritur edhe për lojtarët.