Sport

Zemërim në Japoni pasi po kërkohen 500 infermiere shtesë për Lojërat Olimpike në Tokio

Foto: AP
 

Disa infermiere në Japoni janë të indinjuara me kërkesën nga organizatorët e Lojërave Olimpike në Tokio që t’i kenë 500 infermiere në dispozicion për të ndihmuar gjatë garës. Infermieret thonë se janë në pikën e thyerjes duke u përballur me pandeminë e koronavirusit, raporton agjencia AP.

Zyrtarët e Lojërave Olimpike kanë thënë se do t’u duhen 10 mijë punonjës mjekësorë për të ndihmuar gjatë ngjarjes së madhe dhe kërkesa për më tepër infermiere ka ardhur në kohën kur Tokio e Osaka janë në gjendje emergjente pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.