Sport

Drita barazon me Besën e larguar nga Superliga

 

Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita, ka barazuar me skuadrën e larguar tashmë nga Superliga e Kosovës, Besa.

Takimi i xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Besës dhe Dritës e zhvilluar në Brestovik përfundoi me rezultatin e barabartë, 1:1. Ardit Tahiri në minutën e 19-të shënoi për Besën, ndërsa Betim Haxhimusa i barazoi shifrat në minutën e 62-të.