Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hetemaj me Beneventon mposhtet nga Udinese

Përparim Hetemaj me Beneventon ka marrë një goditje në luftën për mbijetesë në Serie A.

Benevento pësoi në shtëpi 4:2 nga Udinese. Hetemaj ishte titullar dhe luajti 56 minuta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nicolas Viola (34’ penallti) dhe Gianluca Lapadula (83’) shënuan golat për Beneventon, Nahuel Molina (4’), Tolgay Arslan (31’), Jens Stryger Larsen (49’) dhe Jayden Braaf (73’) për Udinesen.

Benevento pas 33 ndeshjeve zë vendin e 17-të me 31 pikë, është vetëm tri pikë larg vendit që e largon nga elita.