Sport

Cuadrado do të rinovojë kontratën me Juven

Drejtuesit e Juventusit kanë bërë gati ofertën për ta bindur kolumbianin Juan Cuadrado të rinovojë kontratën edhe për një vit tjetër.

E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” ka raportuar të premten se bisedimet mes palëve tashmë kanë nisur dhe pritet të mbyllen me sukses në muajin tjetër, kur edhe do të bëhet zyrtarizimi i kontratës.

Cuadrado ka kontratë me Juventusin deri vitin e ardhshëm kurse me rinovimin e kontratës, kolumbiani do të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër” deri në vitin 2023. Cuadrado këtë edicion është njëri prej lojtarëve më të dalluar te Juventusi pasi ka 18 asistime në 33 ndeshje në të gjitha garat.

32-vjeçari është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 kurse karrierë ka bërë edhe te Chelsea, Fiorentina e Udinese.