Sport

Draxleri largohet nga PSG-ja

Julian Draxler ka vendosur të largohet në fund të sezonit. Mesfushori gjerman nuk do ta vazhdojë kontratën me Paris Saint-Germanin dhe në fund të sezonit do të jetë futbollist i lirë.

Mediat franceze kanë bërë të ditur se interesim për 27-vjeçarin interesim ka shprehur Arsenali dhe Hertha Berlini.

Draxleri këtë edicion me parisienët në 28 ndeshje ka shënuar katër gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

Ai është pjesë e klubit francez që nga viti 2017 kur u bashkua nga Wolsburgu.