Real Madridi ka triumfuar ndaj Cadizit sonte, duke u ngjitur në krye të renditjes në La Ligan spanjolle.
Skuadra madrilene triumfoi në udhëtim me rezultatin 3:0. Karim Benzema (30’ penallti dhe 40’) shënoi dy gola për Realin, ndërsa një tjetër e realizoi Alvaro Odriozola (33’).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReali pas 32 ndeshjeve të zhvilluara kryeson me 70 pikë, sa i ka edhe Atletico që zë vendin e dytë. Atletico ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Sevilla zë vendin e tretë me 67 pikë. Sevilla sot triumfoi 1:0 në udhëtim ndaj Levantes. Enis Bardhi luajti 60 minuta për Levanten dhe u ndëshkua me karton të verdhë.
Atletico mund të rikthehet në krye me një fitore të enjten ndaj Huescas. Barcelona është e katërta në renditje me 65 pikë nga 30 ndeshje. Të enjten do të jetë mysafire e Villarrealit.