Me golat e Marco Reusit dhe Raphael Guerreiros, Dortmundi ka arkëtuar pikët e plota në xhiron e 30-të në elitën e futbollit të Gjermanisë.
Dortmundi të mërkurën në mbrëmje fitoi ndaj Union Berlinit me rezultatin 2:0.
Në pjesën e parë, penalltinë e humbur nga Erling Haaland, e konvertoi më pas në gol Reus, në minutën e 27-të.
Dy minuta para fundit të takimit, golin e fundit të ballafaqimit e shënoi Guerreiro.
Me këto tre pikë të marra, Dortmundi mbetet në pozitën e pestë në tabelë në kërkim të vendit të katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve. Ka 52 pikë, katër më pak se Eintracht Frankfurti i vendit të katërt.
Union Berlini është në vendin e tetë me 43 pikë pas 30 xhirove.