Mark Marleku e Liridon Mulaj kanë realizuar nga një gol të bukur për ta ndihmuar Kriensin që të shënoi fitore bindëse në udhëtim.
Të martën mbrëma në kuadër të xhiros së 30-të të kategorisë së dytë helvetike, Kriensi fitoi 3:0 ndaj Neuchatel Xamaxit.
Për Kriensin është fitore e rëndësishme në garën për mbetje në ligë. Tani Kriensi është i teti me 30 pikë, sa i ka edhe Xamasi në vendin e nëntë. Chiasso është e fundit me 26 pikë. Vendi i fundit dërgon në kategorinë e tretë.
Alban Ajdini shënoi për Stade-Lausanne në fitoren 2:1 ndaj Schaffhausenit.
Futbollistët shqiptarë ishin protagonist edhe në fitoren 7:0 të Wilit ndaj Aaraut. Tician Tushi kontribuoi me gol e asistim.
Një gol e shënoi Bledian Krasniqi kurse Valon Fazliu dha kontributin me dy asistime.