Sport

Liburni forcohet me dy kolumbianë

Descriptive Text

Ekipi i futsallit nga Gjakova, Liburni është përforcuar me dy lojtarë nga Kolumbia, Wilson Hilarion dhe Julián Porras. Kolumbianët do të jenë pjesë e Liburnit për pjesën e mbetur të kampionatit dhe fazën e plejofit kurse së fundi kanë luajtur në elitën e futsallit të Kolumbisë për ekipet Cholas dhe Porritas.

“Zbarkojnë në Gjakovë dy super përforcimet nga Bogota kryeqyteti i Kolombisë. Këta dy talentë te rinj do të jenë një përforcim për pjesen e mbetur te kampionatit te rregullt dhe pjesen kryesore të kampionatit, plejof”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Liburnit. Hilarion dhe Porras nuk janë kolumbianët e vetëm në futsallin e Kosovës pasi edhe ekipi nga Drenasi, Liqeni që ka fituar kupën e Kosovës ka në radhët e veta tre reprezentues të Kolumbisë. Ndërkohë, dy ekipet tjera nga kryeqyteti, Mabetex Prishtina dhe Prishtina 01, kanë të angazhuar lojtarë nga Brazili.