Sergio Aguero ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në La Liga.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se sulmuesi i Manchester Cityt, do të transferohet te Barcelona.
Aguero thuhet se ka arritur marrëveshje me klubin spanjoll dhe pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare.
Për sulmuesin argjentinas interesim të vazhdueshëm kanë shprehur edhe Liverpooli, Chelsea, Juventusi e PSG-ja.
32-vjeçari nga City do të largohet si futbollist i lirë.