Sport

Çeferin falënderon Infantinon për mbështetjen

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin e ka falënderuar kreun e FIFA-s, Gianni Infantinon për mbështetjen e tij në lidhje me Superligën Evropiane. Infantino ka deklaruar se kategorikisht është kundër Superligës Evropiane dhe se FIFA e përkrah plotësisht UEFA-n, në këtë betejë. UEFA ka paralajmëruar se do të bëjë të pamundurën për të ndaluar një ligë të tillë, siç e ka quajtur të mbyllur dhe ka paralajmëruar sanksione për klubet pjesëmarrëse.

“Ju treguat se ju interesojnë vlerat e futbollit. Dhe nëse qëndrojmë së bashku, ne jemi të pamposhtur”, tha Çeferin pas përkrahjes që e mori nga Infantino.