Sport

Shala përfaqëson Kosovën në Evropianin e mundjes në Varshavë

Egzon Shala do ta përfaqësojë Kosovën në Evropianin e mundjes në Varshavë.

Mundësi që ka siguruar normë për Lojërat Olimpike në Tokio, do të garojë në kategorinë deri 125 kilogramë stil të lirë.

Në luftën e parë, që zhvillohet të martën, ai do të përballet me polakun Kamil Tomasz Kosciolek.

Shala ishte përgatitur nga 25 marsi deri më 15 prill në një kamp në Sofje të Bullgarisë, ndërsa shpenzimet ishin mbuluar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.