Sport

Futbollisti i Ferizajt në gjendje të rëndë

Descriptive Text

Një futbollist i Ferizajt është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa është duke marrë trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Futbollisti i njohur për redaksinë e KOHËS është lënduar në një duel në minutën e 94-t, në ndeshjen e ndërprerë Ferizaj – Ulpiana, për shkak të sulmit ndaj gjyqtarit të kësaj ndeshje. Zyrtari i klubit Ferizaj, Nadir Haxhimusa ka thënë se futbollisti është në gjendje të rëndë, ndërsa nuk i kujtohet asgjë rreth ndeshjes.

“Mora informata për gjendjen e lojtarit që ndodhet në Emergjencë në QKUK. Lojtari ka hyrë në fushë tre apo katër minuta pa pësuar lëndimin, por ai nuk mban mend asgjë, pra nuk e di që ka luajtur. Ka vetëdije, por jo normale, është në gjendje kritike. Tani janë duke ia bërë incizimet e thella të kohës, sepse në rënie, i ka ikur gjuha. Sa i përket gjyqtarit, ai është shtyrë nga një person me të meta mendore, të cilin e njohin gjithë Ferizaj. Por, e gjitha që ne kërkonim nga gjyqtari të hyjmë në fushë dhe t’i japim ndihmë lojtarit sepse nuk ishte në gjendje të mirë”, ka thënë Haxhimusa të dielën për KOHËN.