Sport

Juventusi monitoron Dembelen

Juventusi nuk ka hequr dorë nga shërbimet e Ousmane Dembeles. Sulmuesi i krahut mund të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.

Sulmuesi francez ka kontratë me katalonjasin deri në vitin 2022 dhe nuk ka pranuar ende vazhdimin e saj.

Mediat italiane kanë raportuar të shtunën se drejtuesit e klubit të Juventusit do të dërgojnë një ofertë për Dembelen.

Dembele këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar 10 gola dhe ka bërë katër asistime.

Ai është pjesë e klubit spanjoll që nga viti 2017, kur u transferua nga Dortmundi.