Sport

Mourinho mbetet te Tottenhami

Descriptive Text

Jose Mourinho do të mbetet trajneri i Tottenhamit. Mediat në Ishull kanë raportuar të shtunën se trajneri portugez do të qëndrojë te skuadra londineze.

Drejtuesit e klubit anglez thuhet se i besojnë trajnerit, pavarësisht rezultateve të arritura këtë sezon.

Tottenhami pas 32 ndeshjeve në Premier League këtë sezon ka 50 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë.

Mourinho ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2023.