Një gol i vonshëm e ka shpëtuar Lillen nga humbja në ndeshjen e së premtes ndaj Montpellierit. Ndeshja hapëse e xhiros së 33-të të Ligue 1 të Francës u mbyll 1:1.
Andy Delort shënoi për Montpellierin në minutën e 21-të. Lille barazoi vetëm në minutën e 85-të përmes Luiz Araujos.
Lille ka lëshuar pikë të rëndësishme në garën për titull të kampionit të Francës. Kjo skuadër vazhdon të jetë e para, tani me 70 pikë.
PSG është i dyti me 66 pikë, Monaco e treta me 65 pikë e Lyoni i katërti me 64 pikë. Tre përcjellit kanë nga një ndeshje më pak të luajtur. Montpellieri është i teti me 47 pikë.