Sport

Bottas, më i shpejti në Emilia Romagna

Valtteri Bottas doli i pari në të dyja sesionet e provave në Grand-Prixin e Emilia Romagna në Imola të premten.

Ngasësi i Mercedesit doli para vozitësit tjetër të ekipit, Lewis Hamilton, për diferencë fare të vogël në kohë.

Max Verstappen i Red Bullit, i cili përfundoi në vendin e dytë prapa Hamiltonit në garën e parë të sezonit në Bahrejn, pati probleme me bolidin e tij në sesionin e dytë të provave dhe e mbylli garën pas vetëm 10-të minutash.