Sport

Arijan Ademi, i pandalshmi i Dinamo Zagrebit

Arijan Ademi, i pandalshmi i Dinamo Zagrebit
 

Arijan Ademi pritet të luajë sonte për Dinamo Zagrebin në çerekfinale të Ligës së Evropës, me gjithë një lëndim serioz që po e mundon. Dinamo takohet me Villarrealin në Spanjë, ndërsa ndeshjen e parë në Zagreb e ka humbur 1:0.

“Me jepni një injeksion për të bllokuar dhimbjet edhe nëse atë duhet ta marrë në kokë. Kështu ka thënë Arijan Ademi para udhëtimit për në Villarreal, sipas asaj që ka treguar një lojtar i Dinamos. Në këtë fjali përshkruhet i gjithë karakteri i Ademit, futbollistit pa kompromis dhe të pa shkatërruar të Dinamos. E gjithë karriera e kapitenit të madh ishte luftë”, ka shkruar Sportske Novosti të enjten për Ademin.