Falë fitores në ndeshjen e parë, Chelsea ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Të martën në ndeshjen e kthimit të çerekfinales, të luajtur në Sevilla, Chelsea pësoi nga Porto me rezultatin 1:0.
Në ndeshje nuk kishte shumë raste, ndërsa humbja minimale dërgoi skuadrën londineze në gjysmëfinale. Ndeshjen e parë, të luajtur po ashtu në Sevilla të Spanjës, e fitoi Chelsea me rezultatin 2:0. Chelsea në gjysmëfinale takohet me Real Madridin apo Liverpoolin.
Golin e vetëm për Porton e shënoi Taremi në minutën e 94-t.