Sulmuesi i krahut, Veton Tusha ka shënuar gol për Denizlisporin që ka pësuar humbje në udhëtim nga Alanyaspori 3:2.
Ndeshja e luajtur të hënën, i takoi xhiros së 33-të të Superligës së Turqisë.
Tusha në këtë ndeshje ishte titullar dhe luajti për 65 minuta. Ai e shënoi golin në minutën e 51-të, duke dyfishuar epërsinë e Denizlisporit por që në fund pësoi humbje.
Për Tushën, ky ishte goli i dytë në pesë paraqitje në elitën e futbollit të Turqisë.
Denizlispori është në pozitën e fundit në tabelë me 26 pikë të mbledhura.