Sport

Militao kërkon largimin nga Real Madridi

Descriptive Text

Mbrojtësi nga Brazili, Eder Militao pritet të largohet nga skuadra e Real Madridit pas përfundimit të sezonit aktual.

“Goal.com” ka raportuar të hënën se pavarësisht që drejtuesit e Realit po duan ta mbajnë në ekip Miliaton, është braziliani që po insiston në largimin e tij gjatë verës.

Mësohet se Militao nuk është i kënaqur me hapësirën e tij që ka pasur këtë sezon, ku ka qenë rezervist i dyshes në qendër të mbrojtjes, Sergio Ramos e Raphael Varane.

23-vjeçari ka edhe katër vjet kontratë me Real Madridin, ekip që shpenzoi 50 milionë euro në transferimin e tij nga Porto në vitin 2019.

Këtë sezon, Militao ka dhjetë paraqitje për Realin në të gjitha garat ku ka shënuar një gol.