Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit.
Trajneri nga Shkupi ka përgëzuar lojtarët e tij për angazhimin në këtë takim.
“Është e vështirë të fitohet në këtë fushë duhet t’i përgëzoj djemtë. Pjesa e parë ishte e barabartë dhe arritëm të rikthenim rezultatin. E shfrytëzuam lodhjen e kundërshtarit në pjesën e dytë për të marrë këtë tre pikë”, u shpreh Nuhiu.