Sport

Ish-lojtari i NFL-së vret 5 persona dhe në fund edhe veten

Ish-lojtari i NFL-së vret 5 persona dhe në fund edhe veten
 

Personi i cili vrau pesë persona, përfshirë edhe një mjek të njohur në Karolinën e Jugut, ka qenë ish-lojtari i ligës NFL, Phillip Adams. Ai më pas vrau edhe veten, sipas burimeve të mediumeve.

Burimi i cili foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar për të folur publikisht, ka thënë se prindërit e Adamsit kanë jetuar afër shtëpisë së mjekut në Rock Hill. Burimi ka thënë se Phillips vrau veten pas mesnatës me armë zjarri.