Sport

FFK-ja nuk është dorëzuar për lojtarët e njohur, por nuk zbulon mënyrën se si mund t’i afrojë ata

FFK-ja nuk është dorëzuar për lojtarët e njohur, por nuk zbulon mënyrën se si mund t’i afrojë ata
Toni Domgjoni vlerësohet lart në Zvicër dhe do të ishte përforcim i madh për Kosovën

Mërgim Berisha, Bastien Toma, Toni Domgjoni dhe Andi Zeqiri janë emra të njohur për ata që e përcjellin futbollin në Kosovë. Interesimi i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për t’i afruar ata në Përfaqësuesen e Kosovës ka qenë goxha i madh kohëve të fundit.

 

Nedim Bajramit i është mohuar kalimi nga Zvicra te Shqipëria, ndonëse ka luajtur vetëm për U21. Por Bajrami ka luajtur ndeshje zyrtare pasi ka mbushur 21 vjet dhe kjo ia ka pamundësuar ndryshimin e federatës. Në bazë të këtij parimi dhe në bazë të ndryshimeve të fundit të rregulloreve të FIFA-s, Mërgim Berisha, Bastien Toma, Toni Domgjoni e Andi Zeqiri nuk do të mund të kalojnë te Kosova edhe nëse kanë vullnet për këtë, që deri më tani nuk e kanë deklaruar. Por në FFK vlerësojnë ndryshe. Thonë se ka hapësirë që ata të luajnë për Kosovën, nëse shfaqin interesim

Mërgim Berisha, Bastien Toma, Toni Domgjoni dhe Andi Zeqiri janë emra të njohur për ata që e përcjellin futbollin në Kosovë. Interesimi i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për t’i afruar ata në Përfaqësuesen e Kosovës ka qenë goxha i madh kohëve të fundit.

Madje, në forma të ndryshme në FFK kanë pasur edhe bindjen se në të ardhmen, pasi ta kenë përfunduar ciklin me Përfaqësueset U21 të Gjermanisë, përkatësisht Zvicrës, ata do ta përfaqësojnë Kosovën.