Sport

Ramos lëndohet pas ndeshjes kundër Kosovës, humb “EL Clasicon”

Sergio Ramos do t’i mungoj tri ndeshje Real Madridit shkaku i lëndimit të pësuar pas ndeshjes që Spanja e fitoi ndaj Kosovës të mërkurën mbrëma në Sevilla, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror “Katari 2022”.

Ramos luajti vetëm gjashtë minutat e fundit për Spanjën, ndërsa pas gjatë vrapimeve pas ndeshjes lëndoi muskulin dhe do t’i mungoj Real Madridit në tri ndeshjet e radhës, përfshirë atë ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve dhe Barcelonës në La Liga. “El Clasico” do të luhet pas dhjetë ditësh.

“Dje pas ndeshjes isha duke u stërvitur në fushë dhe vura re një shqetësim në muskulin e këmbës së majtë. Sot jam testuar dhe është konfirmuar se kam një lëndim në muskul”, ka shkruar Ramos në “Instagram.

Paraqitja ndaj Kosovës për kapitenin e Spanjës dhe Real Madridit ishte e para pas kthimit nga lëndimi.