Sergio Ramos do t’i mungoj tri ndeshje Real Madridit shkaku i lëndimit të pësuar pas ndeshjes që Spanja e fitoi ndaj Kosovës të mërkurën mbrëma në Sevilla, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror “Katari 2022”.
Ramos luajti vetëm gjashtë minutat e fundit për Spanjën, ndërsa pas gjatë vrapimeve pas ndeshjes lëndoi muskulin dhe do t’i mungoj Real Madridit në tri ndeshjet e radhës, përfshirë atë ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve dhe Barcelonës në La Liga. “El Clasico” do të luhet pas dhjetë ditësh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dje pas ndeshjes isha duke u stërvitur në fushë dhe vura re një shqetësim në muskulin e këmbës së majtë. Sot jam testuar dhe është konfirmuar se kam një lëndim në muskul”, ka shkruar Ramos në “Instagram.
Paraqitja ndaj Kosovës për kapitenin e Spanjës dhe Real Madridit ishte e para pas kthimit nga lëndimi.