Sulmuesi polak i Bayern Muenchenit, Robert Lewandowski, do të mungojë rreth katër javë për shkak të lëndimit të pësuar, ka njoftuar klubi gjerman i futbollit.
Lewandowski së fundi ka pësuar lëndim të ligamenteve të gjurit të djathtë derisa ishte duke luajtur për Poloninë. Ai do t’i mungojë gjigantit gjerman në disa ndeshje të rëndësishme. 32-vjeçari ka pësuar lëndimin në ndeshjen ndaj Andorrës. Ai shënoi dy golat e parë në fitoren 3:0, por më pas u lëndua. Është kthyer më herët në Gjermani dhe kontrollimet mjekësore kanë treguar se atij i duhet një pushim prej rreth katër javësh.